Hoxhallari dhe Ismajlgeci mund të luajnë kundër Kosovës, Reja hap kartat: Tani ose kurrë! Luajmë kundër vëllezërve

Trajneri Reja ka zbuluar situatën te Kombëtarja përpara ndeshjes me Kosovën. Tekniku italian është shprehur se me dardanët do të provohen disa lojtarë të rinjë pasi ky është momenti i vetëm për të parë aftësitë e tyre, në një ndeshje miqësore.

Reja ka treguar gjithashtu edhe çështjen e Marash Kumbullës që po mbahet ende te Roma për shkakun e disa infektimeve te kryeqytetasit. Megjithatë mbrojtësi kuqezi ka gati një avion privat të ofruar nga Kombëtarja dhe mund të vijë për dy takimet e Ligës së Kombeve.

“Me Kosovën do të jetë një ndeshje e ndierë, por unë do të hedh në fushë do të bëj disa teste përpara dy takimeve të Ligës së Kombeve. Do të jetë një ndeshje miqësore, mund t’ju them se Broja nuk do të jetë i gatshëm për arsye fizike, Gjasula do të vijë me vonesë dhe nuk është gati. Kam marrë disa lojtarë të rinjë si Hoxhallari dhe Ismajlgeci që mund t’i provojë në fushë. Kam marrë edhe Cepelen që mund të jetë në formacion.

Do të ketë edhe një stërvitje për të parë formën e tyre. Nëse nuk përdoren tani këta lojtarë, atëherë nuk përdoren kurrë. Lenjani dhe Trashi nuk kishin mundësinë që të vinin dhe prandaj mora dy lojtarë nga Tirana që unë i njoh. Ismajlgeci kishte disa probleme fizike, por komunikova me të dhe më tha se nuk kishte më shqetësime. Kemi problemi në krahun e majtë dhe prandaj i kam thirrur.

Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shëndetsore të Romës për të marrë Kumbullën. Por sot kanë dalë edhe tre lojtarë pozitiv me pandeminë te Roma, është e vështirë për ta. Gjithsesi ne e kemi gati korridorin, i kemi lënë edhe avion privat Kumbullës. Me Kosovën nuk do të jetë, por të jetë gati për ndeshjet e tjera. Do ta presim. Nuk do të doja që të luanim me Kosovën tani, por ishte e vetmja Kombëtarja e lirë pasi kishim programuar një tjetër miqësore. E dimë që po luajmë kundër vëllezërve tanë, por të rinjtë kanë stimulin për të treguar më të mirën”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online