Shqipëri apo Kosovë? Flet portieri më i mirë i Superiores: Jo se e përçmoj, por zemra…

Visar Bekaj është aktualisht portieri më i mirë i Superiores. Në Tiranën që ka kaluar disa luhatje në këtë sezon të ri, bardheblutë janë mbajtur nga duart e një heroi pasi do të kishin më pak pikë në renditje.

Ndërkohë gardiani i kampionëve të Shqipërisë ka qenë i ftuar në emisionin sportiv të mirënjohur “Pressing” që transmetohet në “Abc News”. Atje është folur edhe sa i përket zgjedhjes së Kombëtares, me Bekaj që i ka idetë e qarta.

“E dua Kosovën, jo se nuk e dua Shqipërinë. Pa dashur ta përçmoj Shqipërinë, por jam rritur në Kosovë. Sigurisht Shqipërinë e dua. Më rreh zemra për Kosovën dhe jam i kënaqur vetëm për faktin që më fton”, tha Bekaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online