“Shpresojmë që të shitet”/ Te Albasete “fërkojnë duart”, ja shifra që përfitojnë nga Rei Manaj

Rei Manaj po kalon një formë fantastike në radhët e Barcelonës. Pas shkëlqimit me ekipin B, sulmuesi i talentuar ka treguar vlerat e tij edhe me skuadrën e parë. Katër gola të shënuar në vetëm 2 paraqitje kanë bërë që lojtari shqiptar të jetë në qendër të vemendjes te katalanasit. Ofertat për të nuk mungojnë dhe presidenti Laporta synon të përfitojë ekonomikisht prej tij.

Por nuk është i vetmi, pasi edhe klubi i Albasetes shpreson për shitjen e Rei Manajt. Drejtori sportiv, Rafa Galves, është shprehur me fjalët: “Padyshim se të gjitha të ardhurat që mund të përfitojnë klubi do të jenë të mira. Ne kemi një përqindje në rast të shitjes së Rei Manajt dhe tani na duhet vetëm të presim. Shpresoj që të ndodhë“.

Kështu klubi spanjoll “fërkon duart“ këtë verë, teksa sipas “AS“ pritet që të arkëtojnë rreth 600 mijë euro nga shitja e futbollistit të Kombëtares kuqezi. një shifër e lartë kjo, duke ditur faktin se Barcelona shpenzoi 700 mijë euro për kartonin e tij në llogarinë bankare të Albasetes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online