“Shpresoj një ditë me… Shqipërinë”! Lojtari i Chesterfield shënon gol dhe “thërret” Silvinjon: E di që më njohin, e kam ëndërr Kombëtaren

Armando Dobra i dha fitoren Chesterfield-it kundër Hartlepool-it me golin e tij të shënuar me një goditje nga jashtë zonës. Anësori shqiptar po kalon një formë të mirë, teka ka shënuar 4 herë dhe ka dhënë 2 asiste në 5 ndeshjet e fundit në National League në Angli. 22-vjeçari “thërret” Silvinjon në një intervistë të dhënë në ishull, ku tregon se ëndrra e tij është të luajë me ekipin A të Shqipërisë. Dobra është shprehur se Kombëtarja e njeh dhe se tashmë po kalon një formë mjaft të mirë.

“Shpresoj që një ditë do të luaj për ekipin e parë, çka është një ëndërr e imja. Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj për ekipin e parë. Do të ishte një arritje e madhe. Me shpresën se do të ndodhë një ditë. Mendoj se ata më njohin, por duhet të punoj fort dhe të performoj në fushë.

Ndjej që po luaj shumë mirë. Jam në formë të mirë dhe tani thjesht duhet të vazhdoj dhe të performoj mirë. Për sa kohë që jemi duke fituar, kjo është gjithçka që ka rëndësi. Ndihem mirë. Ndjej që kur marr topin unë mund të krijoj shanse për ekipin”, ka thënë Armando Dobra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *