Ernest Muçi, Jurgen Celhaka dhe Marsel Ismajlgeci ishin tre nga protagonistët kryesorë të asaj fitore historike të Shqipërisë ndaj Austrisë U-21, duke e mundur në shifrat 1-5. Një fitore e marrë si asnjëherë më parë nga ana e Shpresave tona, ku në përbërje të saj kishte shumë elemete cilësorë të Superiores.
Klubi i bardhebluve nuk mund të qëndronte në heshtje pas kësaj performance, duke uruar futbollistët të dalë nga akademia e tyre për paraqitjen mbreslënëse në transfertën e Austrisë. Flitet për lojtarët të cilët nuk janë vetëm Shpresa e Tiranës për të ardhmen, por edhe e Shqipërisë nëse vazhdojnë të mbajnë ritmin. /Sport Ekspres/