Një merkato fantastike si e Chelseat, “blutë e Londrës” mbushen me talente

Çelsi eshtë duke bërë një merkato të shkëlqyer këtë herë, teksa ka plotësuar transferimet e lojtarëve të kalibrit të lartë. Brenda sesionit të verës, ekipi që është nën pronësinë e miliarderit rus, Abramoviç, ka blerë Timo Ëerner, Hakim Ziyech, Thiago Silva, Ben Chillëell, Malang Sarr dhe Kai Harvertz. Pas dënimit me 1 vit nga të drejta e transferimit të lojtarëve, blutë e Londrës shpenzojnë shifra marramendëse për të arritur objektiva madhore.

Sezonin e kaluar, Çelsi përfundoi në vendin e katërt duke siguruar kështu kualifikim në Champions League në javën e fundit të Premier Ligës. Djemtë e drejtuar nga Lampard patën mundësinë e fitim të FA CUP, por u mposhtën në finale nga rivalët e kryeqytetit, Arsenal me shifrat 3-1, në favor të topçinjve. Me blerjen e 6 lojtarëve të kalibrit të lartë, Çelsi synon të fitojë titullin kampion të Anglisë, që mungon që nga periudha e Kontes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online