“Shqipëria na nënshtroi”, në Bjellorusi kërkojnë shkarkimin e trajnerit: Jeton në botën e tij, fantazon dhe na mashtroi

Nga Klaudio Ndreca

“E di lojën e Shqipërisë pasi ka bërë të njëjtën prej vitesh. Kështu do të ndodhë edhe në Minsk”. Ky ishte paralajmërimi i parë i zjarrit që dha trajneri i Bjellorusisë, Mikhail Markhel, duke e rritur më tepër entuziazmin për triumfin ndaj kuqezinjëve.

Megjithatë kemi arritur të fitojmë me shifrat 0-2, në një ndeshje ku për pjesën më të madhe të lojës na përkiste ne dhe ku si rrallëherë nuk kemi rrezikuar fitoren në transfertë, ndaj një kundërshtari të niveli mestar. Trajneri Markhel u mbrojt në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke u shprehur se Bjellorusia pati një rritje të madhe në pjesën e dytë, por vetëm konkretizimi i rasteve ishte ajo që mungonte.

Por në të njëjtën mënyrë nuk e mendon opinioni sportiv bjellorus. “Sputnik.by” vjen me një artikull analize të ndeshjes së djeshme, atje ku kryefjala është shkarkimi që duhet t’i bëhet trajnerit të Bjellorusisë pas kësaj ndeshje të humbur, teksa ka fantazuar edhe në intervistën e dhënë.

“Në mbrojtje hasëm vështirësi, në sulm nuk bëmë asgjë. Nuk luajtëm fare në këtë ndeshje. Asnjë moment i vetëm i rrezikshëm në portën e Shqipërisë, zero, zero, zero. Në pjesën e parë nuk pati asnjë gjuajtje në drejtim të portës. Formacioni ynë i çuditshëm, taktika dështoi keq. As një dalje e vetme normale dhe me logjikë nga mbrojtja në sulm. Pastaj për të vazhduar edhe me deklaratat e trajnerit tonë Mikhail Markhel.

“Në pjesën e parë, ne absolutisht dështuam në sulm,” tha trajneri në një konferencë për shtyp, “por në pjesën e dytë, ne korrigjuam veprimet tona, filluam të krijonim shanse. Fatkeqësisht, mungesa e konkretizimit na zhgënjeu, dhe për këtë arsye vjen një rezultat i tillë”. Sipas mendimit tim, kjo nuk është e vërtetë. Ne me të vërtetë arritëm të gëzohemi pak me aksionet pas pushimit të pjesës së parë, por vetëm “pak” dhe ende nuk kishte asnjë rast konkret për të shënuar. Markhel po fantazonte.

“Ne i dërguam lojtarët në një lojë krejtësisht të ndryshme, në atë që treguam në pjesën e dytë”, – ky është një citim tjetër nga trajneri, i cili më në fund bind se jeton në botën e tij, e cila nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Nëse për Markhel pjesa e dytë është afër standardit të tij, atëherë nuk ka nevojë të ëndërrohet për ndonjë fazë finale të Kampionatit Evropian dhe është më mirë të shkosh drejt e në shtëpi. Të gjitha panë gjithçka me sytë e tyre. Këtu nuk po luhet me Uzbekistanin dhe me Bullgarinë, ku mund të thuash gjithçka. Dhe siç thoshte një tifoze: “Idetë gjeniale, tani quhen të gjitha marrëzira që ngjiten në kokën e një personi”.

Zgjedhja e Markhel për mbrojtësit e krahut tronditi. Duke lënë në stol Yuzepchuk, trajneri u mbështet te Zolotov (djathtas) dhe Bordachev (majtas). Në mbrojtjen e të dyve, shqiptarët qarkullonin ashtu siç dëshironin, ku erdhi edhe goli i dytë. Në sulm kishim qendrën tonë nga Torpedo, që ju i shihni statistikat, vetëm një goditje gjatë 90 minutave. E çfarë na premtoi trajneri kur mori detyrën? Lojë sulmuese me rivalë të krahasueshëm. Shqipëria na imponoi vullnetin e saj në lojë duke na nënshtruar. Edhe çfarë? Edhe ku? Për mua ky trajner na mashtroi. Pastaj kishim Shqipërinë loja e së cilës ishte e shpejtë, me një prekje, më kujtoi më tepër skemat e futbollit të Malofeyev”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online