Shpresat e Bushit thyejnë “mallkimin” e Kombëtares A, Vrioni sjell përmbysjen dhe Kallaku mahnit nga distanca

“Mallkimi“ i Kombëtares është thyer ditën e sotme nga Shpresat e udhëhequra nga Alban Bushi. Andorra befasoi që pa nisur mirë ndeshja, teksa pa u plotësuar ende 2 minuta kalon në avantazh falë një 11 metërshi. Ajo mbrëmje e djeshme e kuqezinjve dukej se do të përndiqte edhe kuqezinjtë e vegjël, që pas atij triumfi historik në Austri e gjenin veten në vështirësi ndaj një ekipi modest si Andorra.

Por mbrojtësi shtatlartë i Superiores, Adolf Selmani barazon shifrat me një gol thuajse të njëjtë si ai kundër austriakëve, ku me një goditje me kokë nga këndorja tund rrjetën kundërshtare. Ndërkohë përmbysja vjen nga sulmuesi i Juventusit, Xhakomo Vrioni. Një krosim i Ismajlgecit në minutën e 85-të gjen talentin shqiptar në zonë, që nuk gabon të shënojë.

Më pas ishte kapiteni Kallaku ai që mahnit me një goditje nga distanca, duke tundur shtyllën e portës. Topi mbetet në zonë, ku Emiliano Bullari e ka si një lojë fëmijësh të shënojë golin e 3-të dhe të fundit të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online