Barcelona i rezultoi thjesht një ëndërr, Rei Manaj kërkohet nga klubi i Serie A

Barcelona rezultoi të mbetej sërish një ëndërr e bukur për Rei Manaj, që e ardhmja pritet ta gjejë në tejtër skuadër. Aventura në ekipin B të gjigantëve spanjoll nuk shkoi ashtu si mund ta kishte imagjinuar dhe tashmë mund të kënaqet vetëm me faktin se ka pasur mundësinë të stërvitej disa herë përkrahë yjeve si Mesi apo Grizman.

Por sirena italiane kanë filluar të bien për sulmuesin shqiptar. Një rikthim në Serie A mund të ndodhë, teksa Verona ka shfaqur pëlqim për Manajn. Rrahmani dhe Kumbulla rezultuan një sukses për verdheblutë, që tashmë mendojnë ta përsërisin edhe me sulmuesin 23-vjeçar. Kampionati Italian është një terren që Rei Manaj e njeh mirë, teksa aty e ka nisur me fanellën e Interit, si dhe ka luajtur për ekipe të tjera në Serie B./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online