Shpjegimi i çuditshëm i Klop, tregon pse humbi titullin dhe u eliminua nga Europa League: E ka fajin ndeshja kundër Manchester United

Liverpuli po përjeton një krizë të vërtetë në fundin e këtij sezoni. Ekipi i drejtuar nga ana e Klop ka humbur edhe ndaj Evertonit në shifrat 2-0, duke dalë disi nga gara e titullit. Vetëm pak ditë më parë kjo skuadër u eliminua edhe nga Atalanta në çerekfinalen e Europa League.

Por shpjegimi i dhënë nga Klopp për krizën e Liverpulit ishte disi e çuditshme. Për të gjithën këtë situatë ai ka fajësuar ndeshjen kundër Manchester United, e mbyllur në shifrat 2-2 dhe që është luajtur para 6 javësh.

“Ju mund ta shihni se ne jemi me nxitim para portës. Unë fajësoj ndeshjen kundër Manchester United për këtë situatë. Shumë raste dhe ne luajmë mirë, por nuk marrim asgjë. Krijojmë shumë raste, nuk shënojmë mjaftueshëm dhe kjo nuk na ndihmon”, Klop. /Sport Ekspres/