Shpëtim Duro “i pret shiritat” Superiores: Le të luftojmë të gjithë për vendin e dytë

Vllaznia po vazhdon që të kryesojë në kampionatin shqiptar duke bërë një garë me vete. Barazimi me Partizanin i dha më tepër arsye për t’u gëzuar shkodranëve, që vazhdojnë të lënë poshtë ndjekësit më të afërt duke mos i dhënë asnjë mundësi për t’iu afruar.

I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”, trajneri i Laçit, Shpëtim Duro i ka prerë shiritat përpara kohe sa i përket titullit kampion. “Unë mund të them se të gjithë ne duhet të luftojmë për vendin e dytë. Po flasim deri në këtë fazë të kampionatit, se futbollit nuk i dihet asnjëherë. Vllaznia nuk po gabon dhe po vazhdon me rezultatet e saj pozitive në kampionat”, u shpreh Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *