Zyrtare/ Kur fati të sjell shansin e jetës, mbrojtësi i Çempionship firmos me Liverpulin për 2.4 milionë euro

Një lëvizje e çuditshme ka ardhur ditën e sotme nga Liverpuli, që i ka befasuar të gjithë me transferimin e radhës. Dëmtimet në prapavijë kanë bërë me “dhimbje koke” Jurgen Klopin. Por urgjenca në mbrojtje i ka sjellë shansin e jetës Ben Dejvisit. Futbollisti 25-vjeçar ka hedhur firmën në kontratë për të kuqtë, duke lënë kështu kampionatin e Çempionship për elitën e futbollit anglez.

Liverpuli ka derdhur 2.4 milionë euro në arkat e klubit të Preston për të siguruar shërbimet e Dejvis. Ky interesim i papritur ka ardhur si një surprizë edhe për vetë lojtarin, i cili në intervistën e dhënë për faqen zyrtare të Liverpulit shprehet se do të përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum këtë mundësi të dhënë.

“Është një mundësi e madhe. Padyshim që erdhi si një befasi kur e mësova për herë të parë, por sapo të filloni të merrni kokën e nevojshme, mundësia që është para meje është e pabesueshme. Do të isha marrëzi që të mos e shfrytëzoja maksimalisht dhe të mësoja nga lojtarët [në klub]”, thotë ndër të tjera Ben Dejvis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online