Shpërtheu me gjeste kundër Viniciusit, Ançeloti befason me përgjigjen: Bellinghemi ka bol*, më pëlqen

Xhud Bellinghemi është kthyer në qendër të vëmendjes për veprimin e kryer në fushën e lojës kundrejt Viniciusut. Ky i fundit zgjodhi të mos i pasonte topin, duke bërë që mesfushori anglez të shfynte nervat e tij si shenjë revolte. I pyetur nga gazetarët pas ndeshjes, Ançeloti i ka dalë në mbrojtje Bellinghemit, teksa është shprehur se i pëlqen që diçka e tillë ka ndodhur.

“Xhud Bellinghemi ishte i zemëruar me Viniciusin? Nuk i vura re gjestet. Por nëse ai i ka bërë, atëherë kjo do të thotë se ai ka bo**. Më pëlqen. Ata ishin duke u përqafuar pas fundit të ndeshjes”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/