Një episod që mund të sjellë shumë diskutime dhe të hapë një çështje… Zëvendësimi i Albi Dokës në pjesën e dytë ka sjellë nervozizëm te futbollisti bardheblu, që jo vetëm nuk e ka parë trajnerin Ze Maria gjatë daljes nga fusha, por as nuk ka përshëndetur askënd, por i është drejtuar dhomave të zhveshjes me kokën poshtë…
Kanë kaluar disa minuta dhe, ndoshta i penduar nga ky veprim, Doka është kthyer dhe është ulur në stol për të ndjekur sfidën, tepër i mërzitur, sigurisht, pasi do të donte të luante deri në fund… Të shohim nëse Ze Maria do të marrë ndonjë masë ndaj futbollistit, apo do ta kalojë këtë episod.
Sakaq, i zëvendësuar, kapiteni Karabeci jep shembullin, duke dalë me vrap nga fusha për t’I dhënë më shumë kohë skuadrës të sulmonte…
Në fund të ndeshjes, trajneri Ze Maria ka folur për çështjen “Doka”.
“E pashë, pork y është mentaliteti shqiptar. Lojtarët që kam, sa herë që zëvendësoj, mërziten. Nuk kam Mesin dhe Ronaldon në ekip. Të gjithë mund të dalin. Doka, për fatin e tij të mirë ose të keq, ka një trajner që ka luajtur në atë rol dhe e di mirë. Duhet të ketë kujdes në sjelljet e tij… Nuk e di, ka problem psikologjik apo fizik, do të flas me të”.