Milani ka arritur që të fitojë në ndeshjen e djeshme ndaj Venecias në shifrat 2-0. Kuqezinjtë kanë marrë kreun e renditje së bashku me Interin, teksa numërojnë 13 pikë në 5 ndeshje. Ndërkohë këtë përballje të Milanit e ka parë nga stadiumi edhe Perisic.
Lojtari i zikaltërve ka ndjekur “rivalin e përjetshëm” dhe nuk ka ngurruar që të shfaqet në stadium, duke mos u mjaftuar vetëm nga televizori. Ironitë kanë ardhur në rrjetet sociale teksa shumë prej njerëzve shkruajnë se Perisic pëlqen futbollin e bukur dhe prandaj ishte në stadium. /Sport Ekspres/