Ditën e sotme është bërë publik edhe ekipi i vitit në Premier Ligën angleze, i cili është zgjedhur nga vetë lojtarët. Në 11-shen më të mirë dominojmë krejtësisht dy kryesuesit, Mançester Siti dhe Liverpuli.
Plot gjashtë lojtarë të Mançester Sitit janë pjesë e formacionit, ndërsa nga Livepuli janë katër. I vetmi nga ekipet e tjera është ai që ka krijuar më së shumti debate, pikërisht Pol Pogba. Francezi është preferuar para shumë të tjerëve, të cilët kanë bërë një sezon fantastik, si për shembull Kristian Eriksen.
Por edhe lënia jashtë e Eden Hazard ka krijuar polemika, teksa treshja e sulmit përbëhet nga Stërling, Aguero dhe Sadio Mane. Në portë është zgjedhur Ederson, ndërsa në mbrojtje dominon Liverpuli, me Van Dijk, Robertson e Aleksandër Arnold.