Antonio Konte ankohet se nuk kanë ardhur gjithë lojtarët që kërkonte, por tani me siguri klubi do t’i thotë që nuk ka ç’të kërkojë, duke parë paraqitjen e shkëlqyer në fitoren 2-0 ndaj Evertonit sot.
Një sukses total, me dy gola në pjesën e parë dhe një lojë bindëse, aq sa zërat për krizë të para pak javëve tashmë duken sakrilegj.
Alvaro Morata është një nga të afruarit e verës dhe po tregon sa vjen, sepse dha pasimin final për golin e avantazhit nga Fabregas, në minutën e 27-të.
Ndërkaq, vetë Morata shënoi golin e dytë, pas krosit perfekt nga Azpilikueta, në minutëne 40-të. Tre spanjollë gatuan dy gola dhe Çelsi fluturon, duke mos ndjerë as mungesën e Eden Hazardit në formacion.