Shorti i Ligës së Konferencës/ Derbi shqiptar për Vllazninë, Elbasani dhe Dinamo të pafat me goglat

Ditën e sotme është hedhur shorti për randin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadrat e “Abissnet Superiore”-s kanë njohur sot kundërshtarët e tyre. Turi i parë kualifikues ka rezervuar një derbi shqiptar. Bëhet fjalë për atë mes Vllaznisë dhe Malishevës, të cilat janë vënë përballë njëra-tjetrës nga shorti.

Ndërkohë, goglat nuk janë treguar bujare me Elbasanin dhe Dinamon. Verdheblutë do të kenë kundërshtar Bate Borisovin, ndërsa në krahun tjetër Dinamo do të përballet me Astanën. Ndeshjet e para do të luhen më datë 9 korrik dhe ndeshjet e kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, më 16 korrik./Sport Ekspres/

Turi i parë kualifikues i Ligës së Konferencës:

Vllaznia – Malisheva

Elbasani – Bate Borisov

Dinamo – Astana