Shorti i Ligës së Europës: Interi me rival gjerman, Hysaj kundër Salzburgut

Sot është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i raundit të 1/8 të Ligës së Europës. Interi, Napoli, Arsenal, Çelsi dhe Sevilja (ka fituar 5 herë trofeun në 13 vitet e fundit) janë ndër pesë ekipet favorite për fitimin e trofeut të dytë më të rëndësishëm për klube.

Elseid Hysaj i Napolit dhe Amir Rrahmani i Dinamos së Zagrebit janë shqiptarët, të cilët kanë mbërritur deri në këtë fazë të Ligës së Europës, pa harruar Xhakën dhe Mustafin e Arsenalit. Shkodrani do të përballet me Salzburgun dhe Napoli-Salzburg është dhe një duel midis dy ekipeve që kanë shënuar më shumë gola deri në këtë fazë të kompeticionit.

Rrahmani do të ketë përballë Benfikën, aty ku Dinamo e Zagrebit do të bëjë të pamundurën për të eliminuar gjigantin portugez. Interi i Spaletit do të luajë kundër Ajntrahtit të Frankfurtit në një përballje shumë të bukur italo-gjermane.

Goglat i kanë rezervuar Çelsit të Sarrit ekipin e Dinamos së Zagrebit, ndërsa ka buzëqeshur Sevilja, që do të luftojë kundër Sllavias së Pragës për një biletë në fazën çerekfinale. Çiftet e tjera kanë rezervuar përballjet Arsenal-Renë, Valencia-Krasnodar dhe Zenit-Vijareal.

Finalja e madhe do të zhvillohet me datë 29 maj në Baku të Azerbajxhanit, ndërsa ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen me datë 7 dhe 14 mars.

ÇIFTET E KËTIJ RAUNDI

Çelsi-Dinamo Kiev
Ajntraht Frankfurt-Inter
Dinamo Zagreb-Benfika
Napoli-Salzburg
Valencia-Krasnodar
Sevilja-Sllavia Praga
Arsenal-Renë
Zenit-Vijareal

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online