Shorti hidhet në dhjetor, ja rivalët e mundshëm/ U gëzuam për vendin e parë dhe tani vuajmë pasojat, Shqipëria ka “rival ferri” me Serbinë dhe Rusinë

Shqipëria do ta mbylli aventurën e saj në kualifikueset e Botërorit kundër Andorrës. Me një fitore, kuqezinjtë sigurojnë përfundimisht vendin e tretë dhe lënë mbrapa Hungarinë, por ëndrra për të shkuar në Botëror është mbyllur. Por kur do të kthehen kuqezinjtë me ndeshjet zyrtare? Në 16 dhjetor do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve, një mundësi e shtuar kjo për biletën e Europianit.

Më herët jemi gëzuar jo pak me vendin e parë që kemi marrë në Ligën e Kombeve, duke shkuar në Ligën B dhe duke lënë Ligën C. Por nëse bëjmë llogaritë tani, ndoshta do të ishte më mirë që të kishim dështuar më herët, pasi do të kishim shanse të jashtëzakonshme për të shkuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve.

Le të shohim se kush do të jenë rivalët e mundshëm të Shqipërisë për shortin e dhjetorit. Në vazon e parë gjenden ekipe si Ukraina, Suedia, Bosnja dhe Islanda. Padyshim që Kombëtarja më e vështirë në këtë vazo është Suedia, pa harruar edhe Ukrainën. Ndërkohë në vazon e dytë është Rusia që ka vështirësi maksimale, Norvegjia që ka Haland dhe Skocia që na ka mundur në kohën e Panuçit. Një vazo ferri kjo për Shqipërinë, që mund të shpëtonin vetëm nëse peshkojnë Finlandën. Ndërkohë në vazon e tretë gjendet Serbia dhe Irlanda, që do të na e vështirësojnë jo pak punët. /Sport Ekspres/

Vazo e parë                                                   

Ukrainë, Suedi, Bosnje Hercegovina, Islanda

Vazo e dytë

Finlandë, Norvegji, Skoci, Rusi

Vazo e tretë

Israel, Rumani, Serbi, Irlandë

Vazo e katërt

Slloveni, Mali i Zi, Shqipëri, Armeni

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online