Tirana është njohur me dy kundërshtarët në turret e para të Champios League, ndërsa tani është radha e klubeve të tjerë të mësojnë rivalët që do të kenë përballë në rrugëtimin në Europa League. Kukësi, Teuta dhe Laçi ja 3 ekipet e Superiores që kanë marrë përgjigjen e goglave ditën e sotme. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar gjithçka dhe i ka dhënë fund pritjesi.
Një kundërshtar jo i lehtë është rezervuar për Kukësin në raundin e parë të Europa League. Slavia e Sofias është pengesa e parë që verilindorët duhet të kalojnë për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. Eksperienca në fazën kualifikuese nuk i mungon dhe për këtë arsye te Kukësi nuk do të dorëzohen për të kapërcyer klubin bullgar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/