Dje, studentët e Universitetit Barleti, së bashku me Preesidentin e Shoqates Barleti, Ilia Kuro, pritën delegacionin e vrapuesve People Runners që po bëjne garën shumëetapëshe “Stafeta e Dialogut Itali/Shqipëri 2025, deti në qendër”.
Gjatë takimit u dorëzua simboli dhe dëshmia e vrapimit: Bluzja e Dialogut, e cila është firmosur nga figura të shquara dhe fitues të Çmimit Nobel për Paqen dhe u prezantua projekti kulturor i lidhur me demonstrimin: People Runners, duke u nisur nga Tirana ata do mbërrijne në Durrës dhe më pas do sjellin në Otranto (Itali) mesazhet e mbledhura në disa shkolla shqiptare mbi tematikat e paqes, bashkëjetesës dhe mbi “Letrën për një Botë Jo të Dhunshme” të hartuar nga Botë Jo të Dhunshme” të hartuar nga fituesit e Çmimit Nobel për Paqen.
Reflektimet e studenteve dhanë shkas për kompozime (në formatin e mesazheve sms, të përdorura zakonisht nga të rinjtë): ku më të mirat të zgjedhura prej tyre u vendosen brenda shisheve që në menyrë simbolike iu besuan Detit Adriaitik, një “Mesazh në Shishe nga Durrësi” i vërtetë. Përmes “rrymave”, të cilat në këtë rast përfaqësojne rrjedhat migratore dhe kulturore, do të arrijnë në Otranto, që është qyteti gjeografikisht më afër me bregdetin shqiptar.
Shishet padyshim nuk do të lundrojnë fizikisht mbi dallgët por do të mbahen nga atletët, të cilët duke përshkuar fazat e fundit të vrapimit do t’ua dorëzojnë ato studentëve italianë. Projekti lind nga eksperienca njëzetvjeçare e Shoqatave Piusport ASD dhe Euterpe në fushën e bashkëpunimin ndërkombëtar midis Italisë dhe shteteve të ndryshme të Ballkanit. Këtë vit, do ketë mbeshtetjen e Rajonit të Puglias, Departamentit të Zhvillimit Ekonomik, sektori i kërkimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe te Shoqates Barleti.