Një lajm aspak i mirë vjen nga Gjermania për futbollistin shqiptar që u tërhoq vetëm pak kohë më parë nga Kombëtarja, Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi ynë e nisi si titullar takimin ndaj Erzgebirg Aue, por do të largohej nga fusha pa nisur mirë takimi. Në minutën e 17 të takimit kishte një goditje këndi për kundërshtarët, ndërkohë Mavraj do të përplasej me shokun e tij të skuadrës. Në përpjekje për të arritur topin, portieri i Greuther Furth godet keqazi në kokë Mavrajn.
Pikërisht një nga ato momente që prodhon dëmtimet më horror në futboll dhe për të cilën arbitrat janë të urdhëruar që loja duhet të ndalet në mënyrë të menjëhershme. Mavraj humbi ndjenjat për një kohë fare të shkurtër, ndërsa fatmirësisht do ta kalonte menjëherë momentin e vështirë dhe u largua në fushë me barelë.
Mbrojtësi është shtruar në spital për të marrë një trajtim më të hollësishëm, ndërsa gjithçka ndodhi në fushën e lojës solli një gjendje paniku edhe te lojtarët e Greuther Furth, të cilët e shprehën menjëherë mënyrën e përjetimit. /Sport Ekspres/