SHOKUESE/ Dokumentet që zbulohen janë të pabesueshme, legjenda e Ukrainës del…spiun i betuar i Rusisë

Besojeni ose jo, por legjenda e Ukrainës është në fakt…spiuni i Rusisë. Pak ditë më parë kemi raportuar lajmin se Tymoshchuk, njeriu që ka fituar shumë trofe në karrierë mes të cilave edhe Champions League, ishte i vetmi ukrainas që nuk zgjodhi të linte punën në Rusi pas situatave të fundit.

Aktualisht si pjesë e stafit të Zenit, ish-futbollisti i Bayern shkaktoi çudinë e madhe. Federata Ukrainase e Futbollit vendosi që t’i hiqte licencën e trajnerit, t’i hiqte të gjithë dekoratat e marra në këtë shtet dhe njëkohësisht ta zhduket nga historia e saj, për të mos ia përcjell brezave se dikur ka luajtur edhe Tymoshchuk me këtë fanellë.

Por përse nuk zgjodhi që të linte detyrën si ndihmës trajner i Zenitit? Një lajm vërtet tronditës erdhi sot nga Ukraina dhe gazetari Kostyantin Andriyuk zbulon se Tymoshchuk është në fakt një agjent sekret rus.

Ai ka publikuar si provë fotot që ka marrë disa vite më parë gjatë një hetimi. Mirëpo, nuk ka dashur t’i publikojë pa prova reale dhe luf.ta padyshim që e ekspozoi dukshëm legjendën ukrainase. Tymoshchuk ishte betuar për besnikëri ndaj Rusisë dhe nënshkroi një deklaratë ku thuhej:

“Unë, Anatoliy Tymoshchuk, betohem për besnikëri ndaj Rusisë dhe betohem se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Betohem për besnikëri ndaj FSB-së dhe se do të zbatoj urdhrat e eprorëve të mi dhe se do të mbaj shërbime sekrete. Jam gati të jap jetën për Rusinë”, është betimi i pretenduar i ish-futbollistit të Bayernit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online