“Shokët e ekipit tim nuk e njihnin Uzunin”! Armando Sadiku: Po ngremë lart emrin e Shqipërisë, mezi e pres Kombëtaren

Armando Sadiku është duke kaluar një formë të mirë në Spanjë. Sulmuesi elbasanas ka shënuar 4 gola deri më tani në La Liga 2 dhe pret tashmë një ftesa nga Kombëtarja shqiptare. Në një intervistë për emisionin “Analizë Kuq e Zi“ në “Supersport“, Sadiku ka folur edhe për rivalitetin e tij me Uzunin në ligën e dytë spanjolle. Të dy shqiptarët po lënë gjurmë me golat e tyre dhe sipas vetë 31-vjeçarit, po ngrenë emrin e Shqipërisë.

Rivaliteti me Uzunin: “Në javët e para, kur Uzuni filloi të shënojë gola, lojtarët e skuadrës time nuk e njihnin dhe më pyesnin se kush është ky, që po luan kaq mirë dhe po bën kaq mirë. Tani Myrto po tregon veten, pasi luan në një ekip me buxhet shumë të madh, me lojtarë me kualitet dhe po tregon veten, duke shënuar 6 gola deri tani. Unë jam krenar për duelin me të, pasi jemi dy shqiptarë dhe po ngremë edhe emrin e vendit tonë“.

Ftesa për miqësoren me Italinë: “E pres me shumë emocion dhe si të ishte ftesa e parë që më ka ardhur dikur në kombëtare. Unë dua të kthehem të luaj me kombëtaren, sidomos tani që jam duke luajtur dhe shënuar, pasi po kaloj një formë shumë të mirë. Duke njohur veten time, e di që mund të jap ende shumë në Kombëtare, por edhe në karrierën time”, ka deklaruar Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online