“Shoh të ardhme të madhe”! Vlerësimi i shokut të ekipit, edhe trajneri i Southampton habitet me Armando Brojën: Nuk e pashë as në stërvitje…

Southampton do të fitonte me shifrat 0-8 ndaj Neëport në Kupë, atje ku edhe Armando Broja do të shkëlqente me dy gola të realizuara dhe një asist të dhënë. Më herët sulmuesi shqiptar kishte munguar në dy përballjet e zhvilluara në kampion ndaj Evertonit dhe Manchester United. Trajneri Hasenhutl do të shprehej se sulmuesi kërkon më shumë kohë për t’iu ambientuar.

Por ndeshja e Kupës nuk tregoi se Broja ishte kaq shumë mbrapa të tjerëve te Southamptoni. Këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri Hasenhutl, që ka mbetur disi i habitur me performancën e shqiptarit. “Më e rëndësishmja është që Broja të vazhdojë dhe të shfaqet si ndaj Neëport. Atje më tregoi disa lëvizje të mira që unë nuk i kisha parë në stërvitje prej tij deri tani”, u shpreh trajneri i Southampton për “Hampshire”.

Nga ana tjetër edhe mesfushori i Southampton, Mohamed Elyounousi, ka vlerësuar së tepërmi sulmuesin: “Është akoma i ri, ka shum për të mësuar dhe për t’u përmirësuar, por e nisi mirë. Nëse vazhdon kështu dhe punon shumë, unë shoh të ardhme të madhe për të”, tha Elyonousi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online