“Nuk ka as nevojën ekonomike për të shkuar te Manchester City”, Roney nuk e besoi për asnjë moment tradhtinë e Kristiano Ronaldon

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventusi ishte thjesht çështje orësh, pasi ishte vetë trajneri i skuadrës bardhezi, Massimiliano Allegri që konfirmoi këtë fakt. Për disa kohë Ronaldo flitej që mund të kalonte tek Manchester City, skuadër rivale me Manchester United, aty ku portugezi fitoi Topin e Artë për herë të parë, por zyrtarizimi erdhi te djajtë e kuq.

I pyetur në lidhje me transferimin tek City, ish shoku i skuadrës Ëayne Rooney deklaroi se nuk shikonte asnjë mundësi që Ronaldo të kalojë tek rivalët, duke mos e besuar për asnjë moment.

“Nuk shoh ndonjë mundësi, por në futboll asnjëherë nuk i dihet. Ka qenë të tjerë që e kanë bërë këtë kalim, por asnjëri nuk ka qenë në nivelin e Ronaldos. Nuk e shoh si një mundësi reale. Edhe financiarisht nuk ka nevojë të shkojë City”- u shpreh Rooney. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online