Shkurtaj mungon në Laç, Luftëtari do gjykim të drejtë

Luftëtarin e pret një ndeshje e vështirë me Laçin. Në konferencë për shtyp ka dalë zëdhënësi për shtyp, Rigels Malile, së bashku me zëvendës trajnerin Luis Kurbelo. Përgjegjësi i zyrës për shtyp mori fjalën i pari: “Luftëtarit është përballë një ndeshjeje të rëndësishme. Pavarësisht se luhet ndaj një skuadre të fortë, shkojmë atje për rezultat pozitiv. Për këtë arsye kërkojmë të mos kenë ndikime në rezultat faktorë të jashtëm. Jemi një klub që nuk bëjmë polemika, edhe pse jemi përballur në shumë ndeshje me padrejtësi nga ana e gjyqtarëve, që u pa qartë ndaj Teutës, ku na u akordua një karton i kuq. Ishte një veprim skandaloz nga gjyqtari i ndeshjes, i cili edhe pas këtij veprimi nuk e menaxhoi si duhet lojën. Kërkojmë gjykim korrekt”, deklaroi Malile. Pas tij ka qenë zëvendëstrajneri, Luis Kurbelo ai që ka folur: “Luajmë ndaj një skuadre të përgatitur mirë, që vjen në takimin ndaj nesh me optimizëm pas fitores ndaj Partizanit dhe në Kupën e Shqipërisë. Lojën e ekipit të Laçit e njohim shumë mirë dhe e kemi studiuar me shumë vëmendje. Ne shkojmë në Laç për fitore, pavarësisht forcës së ekipit laçian. Fakti që luajmë 11 përballë 11 të tjerëve jep mundësinë të jemi të barabartë dhe ndeshjen ta fitojë skuadra më e përgatitur. Kemi disa mungesa. Rroca dhe Zguro të dëmtuar, Nunjes i penalizuar dhe Shkurtaj që ende nuk është bërë pjesë e formacionit tonë, por garantoj se ata që do të jenë zëvendësuesit e tyre do ta kryejnë sa më mirë rolin në skuadër dhe me po atë përkushtim”, shprehet Kurbelo. Shkurtaj, edhe pse është federuar, ka udhëtuar drejt Qipros për të zgjidhur disa parregullsi në dokumentacionin e tij me Arisin e Limasolit.

 

Formacioni i mundshëm(4-2-3-1)

Miraka

Toledo Beqiri Rapa Rapo

Aleksi Ramadani

Bregu Brahimaj Lamçe.

Abazaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *