Shkurtaj mbetet “peng” në Qipro, Brahimaj do “kokën” e Vllaznisë

Sulmuesi nuk mund të luajë për gjirokastritët deri në fund të vitit. Mesfushori Brixhild Brahimaj shpreson shumë për fitoren e radhës  

Gëzim Beqiri

Luftëtari ka pasur vetëm një mungesë në stërvitjen e djeshme, mesfushorin Roca, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar. Rikthehen Vangjel Zguro dhe Fabricio Nunies, i pari nga dëmtimi dhe i dyti nga skualifikimi. Pas fitores në Laç ka më shumë mobilizim te futbollistët për të vazhduar me një tjetër 3-pikësh të shtunën ndaj Vllaznisë. Duke parë ndeshjet e dy javëve të para, ka disa rezultate të papritura, ndaj Luftëtari po e vlerëson si duhet Vllazninë, pa u ndikuar nga fitorja në Laç apo humbja e shkodranëve në shtëpi me Teutën.

SHKURTAJ – Pavarësisht se Vasil Shkurtaj u bë pjesë e Luftëtarit në merkato, do të mbetet deri në fund të vitit te qipriotët e Aris Limasol. Me këtë skuadër ka një kontratë deri në fund të këtij viti dhe nuk mund të aktivizohet me Luftëtarin. Pengesë është bërë presidenti i qipriotëve, pavarësisht se më parë iu dha e drejta për të qenë futbollist i lirë. Përfundimisht, Shkurtaj do të jetë pjesë e Luftëtarit vitin e ardhshëm.

BRAHIMAJ – Njëri nga titullarët e Luftëtarit në dy ndeshjet e para, i cili e ka justifikuar plotësisht besimin e stafit, 22-vjeçari Brixhild  Brahimaj, për fitoren e Laçit dhe ndeshjen e radhës me Vllazninë, shprehet: ”Fitorja në Laç ishte plotësisht e merituar. Mënyra si luajtëm ishte një zgjedhje taktike e goditur. Pavarësisht se skuadra laçiane, sidomos në pjesën e parë, ishte më shumë në zotërim të topit, rastet më të pastra për shënim i kishte skuadra jonë. Luftëtari do të jetë këtë sezon një ekip edhe më i mirë nga një vit më parë, pasi është po ai kontigjent futbollistësh, tani me më shumë eksperiencë. Jemi një grup, që e njohim mirë lojën e njëri-tjetrit. Drejtohemi nga një staf teknik, që, pavarësisht gjuhës, e kuptojmë shumë mirë dhe shfrytëzojmë në maksimum kohën e stërvitjes. E filluam me disa ditë vonesë fazën përgatitore dhe jemi në përvetësim të mëtejshëm, sidomos të veprimeve taktike. Kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Laçit, sidomos në pjesën e dytë, ku u dalluam për lojën mbrojtëse dhe patëm epërsi në veprimet sulmuese. Me pak kujdes, rezultati mund të ishte më i thellë. Kjo fitore merr më shumë vlera, nëse do të fitojmë edhe ndaj Vllaznise dhe për këtë rezultat do të futemi në fushë, të përkrahur edhe nga tifozëria jonë”.

Tjetër ndryshim në staf

Një tjetër ndryshim ka ndodhur në stafin teknik të Luftëtarit. Përgatitësi i portierëve, Ilir Zeko, është rikthyer në drejtim të akademisë së futbollit të këtij klubi. Vendin e tij e ka marrë Fotis Kristidhi, ish-portier i Luftëtarit dhe ndihmëstrajner i tij, vitet e fundit përgatitësi i portierëve me ekipin kombëtar të 17-vjeçarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online