Ekipi i Shkumbinit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Trajneri Artan Bano ka qenë në krye të detyrës teksa së bashku me drejtuesit e klubit dhe stafin ka pritur lojtarët e ftuar për të nisur fazën përgatitore.
Grupi në dispozicion të Banos ka qenë tërësisht i përbërë nga lojtarë peqinas të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së drejtuesve duke shpresuar në një projekt serioz për rikthimin e Shkumbinit në Kategorinë e Parë.
Prej grupit të lojtarëve të sezonit të kaluar përpos jabanxhinjve bie në sy largimi portierit Ajazi si dhe mbrojtësit Meta në drejtim të ekipit fqinj të Egnantias. Në vazhdim drejtuesit do të përqëndrohen jo vetëm në punën përgatitore, por edhe në plotësimin e grupit me lojtarë nga qarku për të ndërtuar një bosht cilësor dhe pretendent. /Lulzim Resuli