Moment mjaft delikat për Shkumbinin, që rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë, pas humbjes tronditëse ndaj Turbinës javën e shkuar. Ajo disfatë bëri që të largohej trajneri Sokol Branica, i cili e drejtonte skuadrën peqinase prej verës së vitit 2016.
Shkumbini e ka pranuar dorëheqjen e trajnerit, duke pritur vetëm 24 orë para se të emëronte pasuesin e tij. Do të jetë Kristaq Mile, trajneri beratas që në Peqin është si i shtëpisë, sepse ka drejtuar disa herë në karrierën e vet dhe tashmë kthehet për të shpëtuar Shkumbinin, që nuk e ka parë veten kurrë në një situatë të tillë, që kur preku Superioren rreth dekada më parë.
Për t’u veçuar është fakti se Mile ka drejtuar për herë të fundit në karrierën e vet pikërisht Shkumbinin, prej tetorit 2015 deri në fund të sezonit 2015/16.