Shkrimi i Sport Ekspres për shqiptarët dhe Asllanin, reagon edhe babai i Milot Rashicës: Ky është realiteti ynë, mos u lodh me komentet…

Kristjan Asllani është zyrtarizuar në ditën e djeshme si lojtari më i ri i Interit. Mesfushori shqiptar ka bërë arritjen më të madhe të karrierës së tij, por edhe të Shqipërisë, teksa për herë të parë një lojtar i Kombëtares tonë blihet nga zikaltërit. “Sport Ekspres” ka zgjedhur që ta shoh disi më ndryshe këtë lëvizje, për vetë mënyrën e komentimit nga shumë prej tifozëve shqiptarë të Interit, që si të ishin aksionerë të klubit, shfaqin dyshime të mëdha për Asllanin.

Një koment në të e ka lënë edhe babai i Milot Rashicës, Nexhmedini, që i uron fatit djaloshit. “Ky shkrim i përshtatet realitetit shqiptar. Suksese yllit të Shqipërisë. I prift e mbara, e sa i përket komenteve, të mos lodhet me to”, thotë babai i Rashicës. Më poshtë gjeni edhe shkrimin për të cilin komenti i referohet.

“A e dini se ku qëndron qesharakja te ne shqiptarët? Ja ku po ua themi ne, e dini edhe ju, megjithëse nuk duam ta pranojmë shpeshherë. Gjithmonë kërkojmë të keqen e vetes, e njerëzve tanë dhe të mirën e të panjohurve që nuk na rrethojnë dhe nuk i lidh asgjë më ne. Ose e thënë më thjeshtë, i njohuri jonë nuk duhet të bëj kurrë përpara, të arrij lart.

Kristjan Asllani te Interi! Është vërtet e dhimbshme kur sheh komente nga shumë tifozë shqiptarë të Interit të tipit: “Do rri në stol, nuk është për ne, përse kështu do të dalim kampion ne?”. Pra, papritur këta tifozë të thjeshtë shqiptarë shprehen si të ishin aksionerë të klubit të Interit dhe t’u dhimbseshin paratë e dërguara te Empoli.

Por nëse Asllani do të ishte brazilian, italian apo edhe nigerian, po këta tifozë shqiptarë do të nxitonin të tregonin sesa blerje e goditur është kjo për Interin, madje për të zbërthyer edhe cilësitë e tij në detaje siç nuk mund ta bëjnë edhe disa trajnerë. Por tani për ta nuk vlen kjo goditje në merkato, pasi është shqiptar.

Mëndësi tërësisht e gabuar dhe që të dhemb, tmerr. Po në të njëjtën mënyrë si u komentua edhe Rei Manaj te Barcelona në sezonin e kaluar. Teksa mes kënaqësisë së madhe pasqyronim se një lojtar i Shqipërisë po shkëlqente me një klub të tillë, disa tregonin pagesat që supozoheshin të vinin prej Manajt në drejtimin tonë dhe u kënaqën po aq shumë kur sulmuesi u dërgua te Spezia. “A e patë, ku e keni Manajn tuaj tani?”

Ajo që duhet të kuptojmë është se Manaj, Asllani, Broja dhe të gjithë lojtarët e tjerë nuk na përkasin vetëm ne, apo juve, por të gjithëve. E mira e tyre është e mira e Shqipërisë dhe ne sigurisht që duhet ta urojmë me zemër këtë gjë. Dhe si përfundim le të përmendim pak fjalët e Romelu Lukakut në prezantimin e Asllanit te Interi: “

“E kam parë këtë djalin e ri, Asllanin. Më pëlqen shumë mentaliteti i tij, ju duhet të jeni të surprizuar po kaq shumë. Është një djal i ri, vetëm 20 vjeç. Por nga mënyra sesi ai flet, mua më duket sikur është 27-vjeç”, ka thënë Lukaku.

Nëse dikush mendon se e di më mirë sesa belgu këtë punë, atëherë le të shprehet tani ose të hesht përgjithmonë. Sa për informacion, Kristjan Asllani është lojtari i parë i Shqipërisë që blihet nga Interi dhe i dyti pas Rei Manajt që vesh këtë fanellë, por ky i fundit ishte pjesë e akademisë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online