“Shkoni t’ju shërojë Ronaldo tani”, infermierja italiene i jep “shuplakë” shoqërisë njerëzore

Paraja ka marrë një hov të jashtëzakonshëm vitet e fundit në futboll dhe futbollistët së bashku me klubet derdhin në xhepat e tyre shifra marramendëse. Kjo ka sjellë edhe irritimin e infermieres dhe fizioterapistes italiane, Valery Cambiaghi, që thumbon shoqërinë njerëzore për këtë fakt.

Postimi i saj në rrjetin social “Facebook” ka marrë një bujë të madhe, teksa shpreh pakënaqësinë në lidhje me pagesat e ulëta që bluzat  bardha marrin në fund të muajit. Këta të fundit janë kthyer në shpresën e qytetarëve italianë pas përhapjes së Koronavirusit që ka shënuar edhe një numër të lartë viktimash në vendin fqinj, ndërsa janë duke luftuar dhe duke bërë një punë të madhe për të siguruar shëndetin e qytetarëve në këto ditë të vështira.

“I jepni 1 milionë euro në muaj futbollistëve dhe vetm 1300 euro mjekëve dhe kërkuesëve shkencorë. Shkoni t’ju kurojë Ronaldo tani”, ka shkruar infermierja italiane, që në këtë mënyrë u “tërheq veshin” shoqërisë njerëzore për mënyrën se si është e ndërtuar vitet e fundit, ku dita ditës po shkohet drejt marketingut dhe imazhin dhe lihen pas dore punët e vështira dhe humane si ajo e mjekësisë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online