“Roma duket si në filma”, Igli Tare rrëfen situatën nga Koronavirusi: Qyteti i zbrazur! Kampionati? Ja si do veprohet

Serie A ishte kampionati i parë që ndali aktivitetin e tij si pasojë e përhapjes së shpejtë të Koronavirusit, ndërsa nuk kanë munguar as lojtarët e dalë pozitiv nga analizat e Covid-19. Ngjarja në Itali paraqitet shumë e vështirë duke qenë edhe shteti më i prekur, teksa edhe drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare, ka vendosur të flaës më tepër mbi situatën në vendin fqinj. Në një prononcim për televizionin “Ora”, Tare thekson se Roma tashmë duket si nëpër filma dhe tërësisht e zbrazur.

Ai shton se edhe ai si shumë italianë të tjerë nuk e menduan se gjërat do të përshkallëzoheshin deri në këtë pikë dhe fton të gjithë shqiptarët të marrin masat dhe të mos bëjnë të njëjtin gabin. Gjithashtu ka folur edhe për ndikimin e këtij virusi në futboll, ku tregon se me shumë mundësi kampionati Europian do të shtyhet, në mënyrë që në periudhën kur ky kompeticion ishte planifikuar të zhvillohej të mundësohej përfundimi i kampionateve, që tashmë kanë mbetur pezull.

“Është e ndarë në dy pjesë Italia tashmë. Në veri situate është dramatike por njëkohësisht na ndihmon dhe ne të kuptojmë se çfarë është realiteti. Sa i përket Romës, gjendja është në masa të kontrollueshme. Qyteti është si në filma, është tërësisht i zbrazur. Jemi të vetëdijshëm tashmë se kjo është diçka. Frika jonë është se ajo që po ndodh në veri do të ndodhë ditët e ardhme te ne. Prandaj po mundohemi të gjithë dhe jemi shum të vetëdijshëm që të bëjmë shumë kujdes dhe të mundohemi të repsektojmë në mënyrë rigoroze të gjitha rregullat që na kanë thënë. Sinqerisht, nga pjesa jonë ende nuk janë shumë të ndërgjegjësuar, por po fillojnë kohët e fundit, sepse nuk e prisnin që gjërat do të shkonin deri në këtë masë.

Edhe unë bëj pjesë në këtë grup, por duke pasur edhe kontakte me doktorët tanë, na kanë sqaruar gjithçka në mënyrë të qartë dhe jemi me të vërtetë të frikësuar që do të jetë e vështirë për tu kaluar. Por duhet të tregojmë kujdes për veten tonë sepse në atë mënyrë do të mundohemi të kujdesemi edhe për familjarët tanë, sepse është diçka që kalon në mënyrë zinxhir. Ua këshilloj edhe ju aty që sa më parë të mbylleni nëpër shtëpi. Më mirë të rrini me familjarë, të jenë në ambientin e duhur, të hapin dritaret të ajrosin shtëpinë gjatë ditës dhe të kenë sa më pak komunikime me njerëzit që janë jashtë familjes. Mbit ë gjitha ajo që është më e rëndësishme të mos japim duart dhe të mos shkëmbejmë përqafime.

Nga Juventusi janë 140 persona në karantinë. Duhet ta kalojmë këtë fazën maksimale të këtij virusi. Nëse do respektohen gjerat në mënyrën e duhur. Neve patëm një bisedë me skuadrën, analizuam gjithë bashkë dhe ishim dakord që ta ndalonim aktivitetin deri të hënë, por besoj se do të zgjasë të paktën edhe për një javë tjetër. Gjëja kryesore është si do të jetë vazhdimësia dhe ndoshta ajo që mund të jetë më e drejta, duke pasur parasysh që edhe shumë shtete të tjera janë të prekura nga ky fenomen, besoj që kampionati evropian do të shtyhet ose nuk do të luhet fare dhe ti jepet prioritet mbarimit të kampionateve”, ka thënë Igli Tare./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online