Shkon në favorin e Partizanit! Ekipi gjeorgjian nuk e pret dot në stadiumin e dytë më të madh, luan në vendin me…5000 stola

Shorti i ka buzëqeshur thuajse të gjitha ekipeve shqiptare në Europë. Por këtu nuk futet Partizani, që ka peshkuar ekipin më të fortë në letër, Saburtalo. Gjeorgjianët kanë thuajse vlerën totale që i afron me 5 milionë euro, duke mos bërë shumë diferencë nga skuadra shqiptare. Ndeshjet e saj, Saburtalo i zhvillon në Mikheil Meskhi Arena. Ky është stadiumi i dytë më i madh në Gjeorgji dhe ka kapacitet prej 27.223 vendesh.

Por fatmirësisht ndaj Partizanit nuk do të përdoret. Për shkakun e rikonstruktimit të këtij stadiumi është bërë e ditur se gjeorgjianët do e presin ekipin shqiptar në “Tengiz Burjanadze Arena”, stadium ky shumë më modest dhe me kapacitetin total prej 5000 vëndesh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *