Shkojnë në Arabinë Saudite dhe tregojnë përralla, Neves ishte i pari që tha të vërtetën: Doja të siguroja jetën e familjes

Neves kaloi deri në gjashtë sezone në Wolverhampton dhe me muaj u spekulua se do të vazhdojë karrierën e tij në Barcelonë, por në fund të muajit të kaluar të gjithë mbetën pa fjalë kur u konfirmua se do të shkonte në Al Hilal.

Klubi anglez mori një ofertë prej 55 milionë eurosh, e cila thjesht nuk u refuzua, dhe në fund ata arritën të bindin Neves të nënshkruajë për Al Hilal sepse ai mori edhe një kontratë që vetëm mund ta ëndërronte në Barcelonë apo ndonjë tjetër klub evropian.

Neves ka nënshkruar kontratë me Al Hilal deri në verën e vitit 2026 dhe tashmë i është bashkuar skuadrës në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri.

Ky 26-vjeçar do të fitojë deri në 350 mijë euro në javë në klubin e ri, para që nuk mund t’i refuzonte. Megjithatë, ndryshe nga yjet e tjerë që mbërritën në S. Arabi këtë vit me pretekstin se janë këtu për të shijuar futbollin dhe një sfidë të re, Neves u ul para kamerës dhe u tregua sa më i sinqertë.

Neves vendosi të thotë publikisht pse vendosi të vinte në Arabinë Saudite, edhe pse kishte në tryezë oferta të tjera nga klube që luajnë në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Sigurisht që erdha për shkak të projektit që më prezantoi klubi, por të gjithë e dini arsyen kryesore. Është familja ime dhe shansi për t’u dhënë atyre jetën që kemi ëndërruar gjithmonë. Kjo është arsyeja më e madhe pse jam Këtu. Kam tre fëmijë dhe një grua të shkëlqyer dhe duhet të kujdesem për ta sa më mirë. Ata janë trofeu im më i madh”, tha Neves. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *