Tirana do të përballet më 6 korrik me Dudelanzhin në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Një sfidë tejet e rëndësishme kjo për bardheblutë, që pas kurorëzimit me titullin kampion dëshirojnë edhe suksesin në Europë. Pavarësisht distancës së largët dhe kostove ekonomime, tofozët nuk e braktisin as këtë herë Tiranën.
“Tirona Fanatics” kanë njoftuar përmes faqes së tyre në “Facebook” se do të jenë të pranishëm në Luksemburg për të mbështetur nga afër ekipin e tyre të zemrës. Ultrasit e klubit kryeqytetas kanë ftuar të interesuarit për t’ju bashkuar në transfertën me Dudelanzhin, duke shpërndarë edhe informacionet e udhëtimit. Nisja bëhet më 4 korrik nga “Selman Stërmasi”, ndërsa bileta vajtje-ardhje për në Luksemburg kushton 150 euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Njoftimi i “Tirona Fanatics”:
Shkojme drejt Luxemburgut!
Transferta e pare Europiane Kampionet i gjen ne Luxemburg…
Fanatics si gjithmone do te jene aty!
•Udhetimi vajtje ardhje ne Luxemburg kushton 150€…
•Nisja ne daten ne daten 4 korrik nga stadiumi Selman Stermasi…
• Lokacioni i grumbullimit ne qytetin e Dundelanges per tifozet qe jetojne ne Luxemburg apo rreth tij do te dali ne nje njoftim te dyte.
Tirona ka nevoje per ne, shkojme se bashku per fitoren e spektaklin e rradhes…
•Pagesa do te zhvillohet ne FanClubin tone te Selvia gjate kesaj jave deri ne daten 27 qershor prej ores 11:00-13:00 edhe 16:00-21:00!
(Rezervimi kryhet pas pageses se plote)
Per cdo info numri telefonit 0693965866 do te jete ne dispozicion.
Çdo qytet qe shkon…çdo gol qe shenon!