Shkoi në Itali për të shpërndarë pica dhe para 7 vitesh në futboll amator, Messias i Milanit që prek “Champions League-n” 30-vjeç

“Më mirë vonë se kurrë”! Rasti i Messias është vërtet shumë interesant dhe ka marrë vëmendjen e mediave më të njohura Europiane. Ky ishte përforcimi më i fundit i Milanit, teksa afruan mesfushorin 30-vjeçar nga Crotone.

Por cili është braziliani që do të vesh fanellën e kuqezinjëve? Ndoshta shumëkush e ka dëgjuar për herë të parë vetëm në ditën e djeshme Messias, pasi kaloi te Milani. I lindur në Belo Horizonte do të shkonte në Itali rreth 10 vite më parë ku do të fillonte punës si shpërndarës i picave.

Dashuria për futbollin ishte e madhe dhe nisi të luante për ekipe amatore. Karriera e tij nisi në 2015 me Gozzano dhe u kualifikua në Serie A në sezonin 2017-2018. Më pas erdhi kalimi te Crotone, me debutimin që mbërriti në 2019. E kush do ta mendonte se një lojtar me këtë CV do të ishte pjesë e Milanit në “Champions League?”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online