Është lojtari më i dashur te Kombëtarja e Shqipërisë pa debutuar ende, Nedim Bajrami mungon ndaj Polonisë dhe ja se kur do të luajë

Nedim Bajrami është kthyer në lojtarin më të dashur te Kombëtarja e Shqipërisë, pa debutuar ende. Vetë historia e mesfushorit 22-vjeçar që la Zvicrën për të veshur fanellën e kuqezinjëve, duke i bashkuar potencialin e jashtëzakonshëm që zotëron lojtari, kanë bërë që tifozët ta kenë më të preferuarin e tyre.

E teksa FSHF arriti që të fitojë gjyqin ndaj FIFA në CAS për t’i dhënë lejen lojtarit, Bajrami do të mungojë ndaj Polonisë. Futbollisti nuk ka marrë ende lejen nga klubi për të udhëtuar drejt Varshavës. Tashmë është e pamundur që mesfushori të shkojë në grumbullim, por lajmi i mirë është se Bajrami do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e tjera, ndaj Hungarisë dhe San Marinos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online