“Më mirë vonë se kurrë”! Rasti i Messias është vërtet shumë interesant dhe ka marrë vëmendjen e mediave më të njohura Europiane. Ky ishte përforcimi më i fundit i Milanit, teksa afruan mesfushorin 30-vjeçar nga Crotone.
Por cili është braziliani që do të vesh fanellën e kuqezinjëve? Ndoshta shumëkush e ka dëgjuar për herë të parë vetëm në ditën e djeshme Messias, pasi kaloi te Milani. I lindur në Belo Horizonte do të shkonte në Itali rreth 10 vite më parë ku do të fillonte punës si shpërndarës i picave.
Dashuria për futbollin ishte e madhe dhe nisi të luante për ekipe amatore. Karriera e tij nisi në 2015 me Gozzano dhe u kualifikua në Serie A në sezonin 2017-2018. Më pas erdhi kalimi te Crotone, me debutimin që mbërriti në 2019. E kush do ta mendonte se një lojtar me këtë CV do të ishte pjesë e Milanit në “Champions League?”. /Sport Ekspres/