“Shkodranët e rinj nuk janë më me Gjermaninë”! Elvis Plori: Kur shikonim burra që qanin këtu dhe mund t’u kishte v.dekur babai, ne thonim i ka humbur Gjermania

 

Gjithmonë jemi mësuar që në Shkodër të ketë mbështetës të flaktë të Gjermanisë. Por duket se ky trend ka ndryshuar. Këtë e ka treguar Elvis Plori i cili ishte në një lidhje Skype në emisionin “Botërorit Katar 2022” që transmetohet në “RTV ORA”. “Shkodra me Gjermaninë? Ka shumë tifozë gjermanë, por tani ka mbetur mosha më e madhe.

Po të bësh krahasim me vitet e mëparshme, tani djemtë e rinj, pas viteve 2000, nuk janë më me Gjermaninë. Një sondazh i yni te ekipi para fillimit të Botërorit, e shoh se të rinjtë nuk janë më tifoz me Gjermaninë. Kush është tifoz me Gjermaninë tani është ose për hatër të babit ose të xhaxhait. Ne kur kemi parë burra më para këtu duke qarë që mund të kenë pasur hall të shkretët, ndoshta i ka ndërruar jetë babai i tyre, ne thonim i ka humbur Gjermania”, tha Plori. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *