“Shkodra është landi i 17 i Gjermanisë”, Brdariç flet për “Sport Bild”: Vllaznia sulmohet si Bajerni, djalin tim e injoroj

Thomas Bradriç nuk është vetëm trajneri i momentit për Vllazninë, por për gjithë Superioren. Njëkohësisht jemi duke folur për njeriun që po i jep një jehonë të madhe futbollit shqiptar në Gjermani. Falë figurës së tij të shquar dhe punës së jashtëzakonshme që po bën te Vllaznia, Superiorja po merr një reklamë falas në mediat prestigjoze gjermane.

Në një intervistë të fundit për “Sport Bild”, Brdariç ka folur për gjithçka. Vllazninë e cilëson si Bajerni i Mynihut në Bundesligë, pasi të gjitha skuadrat synojnë që ta kapin. Ndërkohë sa i përket djalit të tij që tashmë është pjesë e Vllaznisë, Brdariç shprehet se e injoron tërësisht këtë fakt.

“Jam krenar dhe i shokuar nga euforia që rrethon ekipin tonë këtu në Shkodër. Ne zgjuam një qytet të tërë. Por është arti dhe një mënyrë e vështirë për ta mbajtur këtë gjendje deri në fund të sezonit. Nëse do kemi sukses, do të ishte një çmenduri e vërtetë. Ne jemi figura e kampionatit për momentin, jemi duke u sulmuar si Bayern Munchen në Gjermani.

Fushat? Është e vështirë sepse nuk kemi vende profesionale këtu si në ligat më të mëdha në Evropë. E gjitha është gjysmë e gatuar. Disa stadiume, si i yni dhe ai i Tiranës, janë të krahasueshëm me ata në Bundesligë. Por ka edhe disa që ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në një botë tjetër: një fushë sportive me një tribunë të vogël.

Por unë them me vete: Ndonjëherë duhet të marrësh shtigje të pakëndshme për të ecur përpara. Puna ime këtu është një sfidë, duke u marrë me kushte të vështira. Kjo më forcon, entuziazmi më bënë të rritem. Jam i lumtur që isha në gjendje të kap lojtarët e mi dhe të ndezin zjarrin brenda tyre. Secili prej nesh mund ta përdorë Vllaznia si një trampolinë për detyra më të larta dhe duke kërcyer në liga më të mëdha.

Për këtë ju duhen njerëz rreth jush që besojnë në ju. Për mua është e një rëndësie dytësore në cilën ligë. Për adhuruesit e futbollit këtu, futbolli gjerman është gjithçka. Shkodra është landi i i 17-të gjerman (qesh). Njerëzit janë çmendur për Gjermaninë, për ekipin kombëtar. Thomas Müller dhe Manuel Neuer janë heronj këtu.

Unë kam zhvilluar stilin tim, por jam gjithmonë i hapur për përmirësim. Si profesionist i Bundesligës, kisha mësues të shquar si Ralf Rangnick në Hanover dhe Christoph Daum në Leverkusen. Aktualisht jam duke studiuar lojërat e Jürgens Klopp të Liverpool dhe Pep Guardiola të ManCity, ato më frymëzojnë.

Djali te Vllaznia? I drejtohem Tim si çdo lojtar tjetër. Në stërvitje e injoroj plotësisht faktin se ai është djali im. Për ne, Tim është një lojtar perspektiv të cilin ne ende duhet ta prezantojmë në futbollin profesional. Unë përpiqem të jem një mbështetje për të në mënyrë që ai të mund të arrijë qëllimet e tij. Kemi një apartament të përbashkët në mes të qytetit. Në mbrëmje ulemi dhe shohim Bundesligën. Po e shijojmë natyrën e mrekullueshme këtu. Më pëlqen që të ulëm në restorante në Liqenin e Shkodrës dhe ha peshk të freskët”, ka thënë Brdariç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online