Shkëndija spektakël, Emini i tregon Kukësit çfarë ka humbur

Shkëndija nuk ka të ndalur në Ligën Profesionale të Futbollit Maqedonas, teksa pas triumfit 6-2 vetëm pak ditë më parë me Rabotniçkin ka ardhur dhe një tjetër fitore e thellë. Në shtëpinë e tyre, tetovarët kanë triumfuar pastër 5-0 përballë Sileksit. Ajo që bie në sy është paraqitja e shkëlqyer që ka dhuruar ish-sulmuesi i Kukësit, Izair Emini, i cili ka arritur të shënojë plot tre herë. Emini shënoi dy herë në pjesën e parë, për të firmosur më pas tregolëshin personal duke realizuar dhe golin e katërt. Krahas Eminit shënuan dhe Hasani, nga një goditje dënimi dhe Abdurahimi.

Shkëndija marshon në krye, duke qenë e frikshme, pasi ka një mesatare prej 3.5 golash për ndeshje në këtë fillim sezoni. Kuqezinjtë kryesojnë të vetëm me plot 5 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Akademia Pandev.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online