Rroca-Shkëndija thuajse e kryer, diskutimet e fundit me Luftëtarin

 

Jashtë debutimit historik të Luftëtarit në Europa League për shkak dëmtimi, por sërish në qendër të merkatos. Eduart Rroca është “xhevahiri” i fundit i mbetur nga treshja mahnitëse e sulmit bluzi të dy sezoneve të fundit. Një situatë që pritet të ndryshojë në ditët në vazhdim.

Transferimi i fantazistit te Shkëndija e Tetovës duket thjesht formalitet. Klubi kuqezi ka gjetur akordin sportiv dhe financiar me lojtarin, ndërsa pengesa e fundit është marrëveshja me Luftëtarin. Gjirokastritët kanë ulur shënjestrën,  tani pretendojnë 100 mijë euro për kartonin e lojtarit.

Shifra është cilësuar ende e lartë nga kampionët e Maqedonisë, jo duke vënë në diskutim kualitetin e Rrocës, por prej faktit se lojtari ka vetëm një vit të mbetur në kontratë. Për këtë arsye te Luftëtari pritet të ulin pretendimet financire, ndërsa shifra që ata kërkojnë mund të afrohet me modalitetet e kontratës, sipas të cilës gjirokastritët do të mbajnë një përqindje të kartonit, për të përfituar të tjera të ardhura në rast se mesfushori do të rishitet në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *