Shkëndija ngec mes nervave ndaj Vardarit, Sulejmani i Renovës “mesazh” Partizanit

Shkëndija e Tetovës ka nisur mbrojtjen e titullit kampion dhe këtë e ka bërë ndaj rivalëve të Vardarit, me të cilët u nda në barazim 2-2. Shumë shpejt miqtë kaluan në avantazh me anë të Barsegian dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e tyre.

Sulmuesi Besar Ibrahimi humbi një penallti, por në të 54’ me një goditje dënimi arriti të barazonte shifrat. 20 minuta më vonë ishte Bojku që shënoi golin e dytë për tetovarët, që kaluan për herë të parë në avantazh, edhe pse prej minutës së 63-të Alimi ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Shkëndija nuk arriti ta mbronte avantazhin, pasi Popov pesë minuta para përfundimit të takimit arriti të shënonte golin e barazimit. Në shtesë pati pretendime për një penallti, por nuk mendoi ashtu gjyqtari i takimit. 2-2 dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1824526404329635/

Renova ka befasuar në transfertë Rabotniçkin, pasi e ka mundur me rezultatin 3-4. Një gol mjaft të bukur ka realizuar që në të 4’ Alban Sulejmani. Mesfushori ishte titullar, ashtu si Emran Ramadani e Fisnik Zuka, që vjet ishin në Superiore. Ish-mesfushori i të kuqve ka pasur nevojë për hapësira dhe te Renova po tregon sërish veten.

Liga e Parë (Maqedoni) – Java e 1
E shtunë, më 11 gusht, ora 17:00

Rabotniçki – Renova 3-4
Shënues:
Petkovski 23’, Stjepanoviç 55’, 86’ / Sulejmani 4’, Jusufi 11’. Stojanovksi 48’, 68’

Shkëndija – Vardar 2-2
Shënues:
Ibraimi 54’, Bojku 74’ / Barsegian 5’, Popov 85’

https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1824437127671896/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *