Shkëndija e Tetovës do të përballet me Sherif Tiraspol në raundin e dytë kualifikues në Champions League. Skuadra e Qatip Osmanit i ndërlikoi gjërat në ndeshjen e kthimit me TNS-në, pasi në Uells e pa veten të mundej 4-0. Fatmirësisht kuqezinjtë kishin triumfuar në ndeshjen e parë 5-0.
Skuadra tetovare do të tentojë të avancojë më tej dhe objektivi i tyre është arritja në fazën e grupeve, në Champions ose Europa League. Sherif nuk është një skuadër e pakalueshme, megjithatë duhet të evitohen gabimet e bëra në takimin e fundit.
Kuqezinjtë për këtë sfidë nuk do të ketë të gatshëm Marjan Radeskin. Sulmuesi ka realizuar 9 gola në edicionin e fundit në 30 ndeshje që ka luajtur. Ai ishte titullar në ndeshjen e parë ndaj TNS, ndërkohë që vetë klubi i Shkëndijës ka bërë me dije se 23-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me moldavët. Ditët e ardhshme do të mësohet shkalla e lëndimit të sulmuesit.