Shkëmbi: Në Shqipëri kënaqen për dënimin e Skënderbeut

Ish-kapiteni i korçarëve shpreh keqardhjen për faktin që njerëz të sportit në vendin tonë janë xhelozë dhe festojnë për dënimin e bardhekuqve

Në këtë moment ai është i shkëputur nga emocionet që kishte kur ishte pjesë e Skënderbeut dhe mbante në krah shiritin e kapitenit. Bledi Shkëmbi, i cili ka nisur karrierën e trajnerit në Kosovë, ku drejton Lirinë e Prizrenit, ka folur për “RTSH Sport” për çështjen e dënimit të ekipit korçar, por edhe për të ardhmen e tij, që e sheh në Superiore. Ish-mesfushori shprehet se ndjen shumë keqardhje për faktin se në Shqipëri ka njerëz, të cilët i gëzon dënimi i Skënderbeut:     

“Skënderbeu duhet vlerësuar maksimalisht, sepse ndodhet në një situatë të vështirë jashtë fushe, megjithatë sërish në fushë bën më të mirën. Sigurisht që nuk është diçka e mirë ajo që po ndodh me Skënderbeun dhe shpresoj që të marrë zgjidhje e duhur në CAS. Kam parë dhe vazhdoj të shoh përsëri shumë xhelozi për  Skënderbeun. Është për të ardhur keq, që njerëzit e futbollit në Shqipëri ndiejnë kënaqësi për dënimin e Skënderbeut. E përsëris, më gëzon fakti që ish-ekipi im po e kthen këtë moment të vështirë në forcë dhe po e tregon veten në fushë.

Titulli i 2016-ës? E dija që ai titull ishte yni, sepse e kemi fituar me djersë. Ndjeva një kënaqësi të madhe, kur mësova vendimin për rikthimin ai titullit, që e kemi merituar në fushë. Suksesi nuk arrihet me deklarata, por vetëm në fushë.

E ARDHMJA – “Një ditë do të jem trajner i një ekipi të Superiores dhe shpresoj të kem sukses. Nuk mendoj se ekipi im i parë në Superiore do të jetë Skënderbeu”, – ka theksuar mes të tjerash ish-kapiteni i korçarëve, Bledi Shkëmbi, i cili po mbyll një sezon të suksesshëm në futbollin kosovar si trajner i Lirisë së Prizrenit.  

One thought on “Shkëmbi: Në Shqipëri kënaqen për dënimin e Skënderbeut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *