Teuta ka afruar shumë lojtarë të rinj në merkaton e verës. Trajneri Bledi Shkëmbi ka miratuar bashkimin me skuadrën të të gjithëve. Skuadra durrsake po merr fytyrën e saj, por duket se numri një i stolit do të ketë shumë vështirësi në përcaktimin e formacionit.
Mesfusha është reparti i mbipopulluar i durrsakëve, pasi trajneri korçar ka në dispozicion 7 lojtarë për 3 pozicione në rastin më të mirë dhe 2 vende në rastin më të keq. Afrimi i Lanicent Sidibesë shton dhe më shumë konkurrencën në kampin durrsak.
Fabio Beqja, Lanicent Sidibe, Dejvi Bilali, Florent Avdyli, Ron Gashi, Sherif Kallaku dhe Xhonatan Lajthia janë lojtarët që do të luftojnë për formacionin. Beqja, Bilali dhe Lajthia kanë qenë pjesë e durrsakëve dhe sezonin e fundit, ndërsa Sidibe, Avdyli, Gashi dhe Kallaku janë afruar këtë verë.