Shkëmbi gjen fitoren e parë me ish-sulmuesin e Flamurtarit!

Më në fund, Teuta mund të gëzohet, pasi ka gjetur fitoren e parë në miqësoret e zhvilluara gjatë kësaj vere, teksa deri tani kishte koleksionuar një barazim dhe dy humbje.

Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka mposhtur maqedonasit Vlazrimi me rezultatin 3-1 dhe dy gola kanë ardhur nga ish-sulmuesi i Flamurtarit, Kamara, në minutën e 16 dhe 21. Në pjesën e parë ka shënuar edhe Kruja, në të 37’.

Ndeshja është luajtur në Ohër, aty ku Teuta po stërvitet prej thuajse dy javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *