Kampionati i Kosovës pritet të nisë së shpejti, ndërsa klubet janë duke zhvilluar seancën e tyre përgatitore në mënyrë që të mbërrijnë formën e duhur për këtë pjesë të mbetur të sezonit. Ballkani ka zgjedhur Antalian si “shtëpinë“ e tij për këtë fazë, ku nuk mungojnë as miqësoret, në mënyrë që lojtarët të tregojnë ku gjenden me formën e tyre.
Një nisje me sinjale pozitive ka qenë kjo aventurë e re për Bledi Shkëmbin. Skuadra e Ballkanit po përgjigjet mirë nën urdhërat e tij, teksa sot suharekasit kanë mposhtur me shifrat 2-1 në miqësore ekipin e elitës së Polonisë, Jagiellonian. Këta të fundit janë dukshëm më superiorë se ekipi i drejtuar nga Shkëmbi sa i përket financave të klubit, megjithatë Ballkani ia ka dalë të dalë me kokën lartë nga kjo miqësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/